Humb jetën nga koronavirusi 30-vjeçarja nga Elbasani, i hoqën foshnjen parakohe nga barku

22/02 17:24
Credits to Apollon TV
Humb jetën nga koronavirusi 30-vjeçarja nga Elbasani, i hoqën foshnjen parakohe nga barku

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur ditën e sotme, ku ka humbur jetën një 30-vjeçare shtatëzënë nga Elbasani, e cila ishte me Covid.

Mësohet se 30-vjeçares i është bërë një ndërhyrje që të sillte në jetë fëmijën e saj në muajin e shtatë, për shkak të gjendjes së rënduar.

Pavarësisht ndërhyrjes nëna nuk ka arritur të shpëtojë, ndërsa foshnja gëzon shëndet të plotë.

Më herë një tjetër lajm i hidhur u raportua, ku një 17-vjeçar u nda nga jeta për shkak të koronavirusit.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.