
Humb jeten nga Covid ish kryetar i PD Patos


Eshte ndare nga jeta e ish kreu i PD Patos Luan Mustafaj. Ndarja e tij nga jeta ka ardhur pasi Mustafaj nuk ka mundur ta fitoj betejen nga covid. Ne njw postim ne rrjetet sociale edhe kreu i PD Lulezim Basha ka dhene lajmin e humbjes se jetes se ish kreut te PD Patos duke vleresuar edhe kontributin e tij ne parti dhe ne qytetin e Patosit
postimi i plote i Lulzim Bashes
Jam i hidhëruar nga lajmi tragjik i ndarjes nga jeta të Luan Mustafajit, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ish-Kryetar i PD-së Dega Patos dhe një ndër administratorët e spikatur të qeverisjes tonë lokale e qendrore gjatë gjithë këtyre tri dekadave. Ngushëllimet e mija më të ndjera bashkëshortes Natasha, fëmijëve, nënës dhe vëllezërve për humbjen e dhimbshme të bashkëshortit, babait, birit dhe vëllait të tyre të shtrenjtë. Patosi ka humbur një nga qytetarët e tij më të devotshëm, unë një mik dhe bashkëpunëtor të vyer dhe Partia Demokratike një prej anëtarëve dhe drejtuesve të saj më aktivë. U prehtë në paqe!