Homazhe në vendin ku gjetën vdekje dy elektricistët në Gjirokastër, kolegët ndezin qirinj

19/02 21:07
Credits to Apollon TV
Homazhe në vendin ku gjetën vdekje dy elektricistët në Gjirokastër, kolegët ndezin qirinj

Punonjës të OSHEE Gjirokastër kanë bërë mbrëmjen e sotme homazhe në vendin ku u rrëzuan dy elektricistët Selfo Kallfa dhe Ismet Isaraj tre ditë më parë, aksident që iu mori jetën.

Ata kanë ndezur qirinj në brezin e betonit e quajtur gropa e tankeve, aty ku kaloi automjeti që më pas u përmbys në ujërat e Drinos dhe kanë vendosur lule në nderim të tyre.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së martës, teksa dy elektricistët humbën jetën në krye të detyrës teksa ishin nisur për të lokalizuar defektin e linjës 6 kilovoltshme të fiderit në radiostacionin e nënstacionit të Gjirokastrës.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.