Holanda në luftë me rastet e reja: Zgjaten masat kufizuese kundër koronavirusit

08/03 19:32
Credits to Apollon TV

Kryeministri Holandez Mark Rutte tha të hënën se ora policore për të luftuar shpërthimin e koronavirusit duhet të vazhdojë të paktën deri më 31 mars për shkak të numrit të lartë të vazhdueshëm të rasteve të reja.

Sipas “Reuters”, përjashtime do të bëhen në zgjedhjet kombëtare në 15-17 Mars të cilat do të vazhdojnë siç janë planifikuar. Rutte tha se ndikimi në bizneset dhe të rinjtë e bëri të qartë se vendi nuk do të ishte në gjendje të vazhdonte bllokimin për katër muaj të tjerë.

Dyqanet e vogla me më pak se 50m2 do të vazhdojnë të kufizohen në dy klientë në ambientet e tyre në çdo kohë të caktuar.

Mbledhjet publike mbetën të ndaluara, vizitat private janë të kufizuara për një person në të njëjtën kohë. Këshillat qeveritare kundër udhëtimeve të panevojshme ndërkombëtare do të qëndrojnë në fuqi deri të paktën më 15 Prill, tha Rutte.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.