
Himare,protesta per 16 vjecarin qe humbi jeten!

Familjarët e 16-vjeçarit Klei Xhaja të vrarë me Jet-Ski në plazhin e Llamanit në Himarë kanë protestuar sot duke kërkuar zbardhjen e ngjarjes dhe drejtësi. Ata kanë hedhur lule në det, në vendin ku 16-vjeçari humbi jetën.
Minoreni u përplas me Jet-Ski në plazhin e Llamanit në Himarë më 15 gusht dhe ndërroi jetë në Spitalin e Traumës pak ditë më vonë, teksa familjarët kërkuan zbardhjen e plotë të ngjarjes.