
Hidhet nga lartësia një 30-vjeçar , gjen vdekjen e menjëhershme


.
Policia e Tiranës bën me dije se një 30-vjeçar ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi është vetëhedhur nga lartësia në zonënë e Qesarakës.
Ngjarja është shënuar rreth orës 13:31, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se i riu vuante nga depresioni dhe probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor dhe policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve që mund ta kenë shtyrë të riun drejt aktit ekstrem.
Njoftimi i plotë i policisë:Tiranë/Informacion paraprak.
Më datë 19.03.2021, rreth orës 13:31, në Qesarakë, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia shtetasi F. V., rreth 30 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.