Heqja e masave shtrenguese, ja cfare thote Najada Çomo: Me uljen e rasteve te reja..

17/03 21:46
Credits to Apollon TV

Edhe pse se fundmi ka patur një rënie të ndjeshme të numrit të rasteve te reja me covid, shefja e Infektivit Najada Çomo ka deklaruar se është ende herët për relaksim të masave anti-Covid.

Çomo thotë se nëse nuk ka ende trend ulës për shtrimet në spitalet COVID, s’mund të flitet ende për relaksim masash.

Është herët për të çliruar masat. Nëse do kemi trend ulës, trend të ulur të shtrimeve në spitale atëhere mund të flitet. Por kjo i përket Komitetit të Ekspertëve. Gjithë mbyllja e pjesshëm kanë reflektuar në uljen e infektimeve. E vërteta është gjë kemi një numër disi më të ulët.”, tha Najada Çomo në news24.

Aktulisht në vend është në fuqi kufizimi i lëvizjes nga ora 20:00 deri në 6:00 të mëngjesit.

Gjatë 24 orëve të fundit 15 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në vendin tonë, ndërkohë që janë regjistruar dhe 446 raste të reja me Sars Cov-2.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.