
Hashash e tritol, pranga të moshuarit‘Konglomerati’ sekuestron arsenal armësh në Shkodër!

Policia e Shkodrës ka bllokuar një arsenal të madh armësh, lëndësh shpërthyese dhe mjete të tjera logjistike që dyshohet se shërbenin për kryerjen e atentateve me shpërthim në distancë. Uniformat blu njoftuan se kanë finalizuar operacionin e koduar konglomerat, duke arrestuar 68 vjeçarin Gjon Marashi. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, municion luftarak, 31 kallëpe tritoli, 110 metër fitil zjarrpërcjellës, 18 granata dore dhe 13 ndezës të unifikuar. Veç armëve në momentin e ndërhyrjes nga Policia u kap në flagrancë duke u kujdesur për 120 bimë narkotike që kishte kultivuar në afërsi të banesës së tij bnë fshatin Gimaj të njësisë administrative Shalë. Arsenali i armëve dyshohet se ishte pjesë e një grupi, që i shiste minat e telekomanduara nga distanca për aktivitete kriminale. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari, thotë policia në njoftimin e saj.