Harxhi optimiste: Pandëshkueshmërisë po i vjen fundi! SPAK e ka nisur mbarë dhe mezi pres që Rama t’u thotë ministrave që…

06/07 15:53
Credits to Apollon TV
Harxhi optimiste: Pandëshkueshmërisë po i vjen fundi! SPAK e ka nisur mbarë dhe mezi pres që Rama t’u thotë ministrave që…

Zyrtarja e PD-së, një nga katër kandidatët për kryetar partie në zgjedhjet e fundit në selinë blu, Edith Harxhi shprehet optimiste sa i takon operacioneve të fundit të SPAK-u dhe të ashtuquajturës “drejtësia e re”.

Me anë të një shënimi në rrjete sociale, Harxhi e cilëson si hap të rëndësishëm arrestimin e kreut të Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe dhe zyrtarëve të tjerë, teksa thotë se shumë kryetarë bashkish duhet të kenë frikë tani.

Sipas saj Rama do të “detyrohet” t’u thotë ministrave të tij që s’i mbron dot më nga drejtësia e re, ndërsa ata do ia kthejnë me të njejtën monedhë.

Shënimi i Edith Harxhit në Facebook

Pandëshkueshmërisë po i vjen fundi në Shqipërinë tonë. Arrestimet e Kryetarit të Bashkisë së Lushnjes dhe 10 zyrtarëve të tjerë jam e sigurt se kanë drithëruar shumë Kyetarë Bashkishë madje edhe në ato më të mëdhat e vendit si dhe shumë Ministra dhe zyrtarë të lartë. Ka ardhur koha të paguajnë të gjithë zullumqarët që e ndjenin veten të paprekshëm deri më sot.

Këto dy javë me tre vendime të Gjykatës Kushtetuese dhe deklaratat e vendimet e SPAK kanë nisur mbarë dhe do vazhdojnë po mbarë. Tani mezi pres të dëgjoj KM tek i thotë Ministrave të tij “nuk ju mbroj dot nga drejtësia e re”. Jam e sigurt se disa prej tyre do t’ia kthejnë KM-së me po të njëjtën monedhë.

Korrupsioni nuk ka ngjyrim politik dhe as brirë, prandaj të gjithë që kanë abuzuar me fondet dhe taksat e qytetarëve duhet të kuptojnë se po vjen fundi! Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike, me duar të pastra, të pakonsumuar dhe të pakompleksuar. Koha po vjen!

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.