
HARTA E RE GJYQËSORE, NAUREDA LLAGAMI: SI DO TRAJTOHEN ÇËSHTJET

Duke nisur nga dita e sotme ka nisur funksionimi i hartës së re gjyqësore. Kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami në një konferencë për mediat sqaroi të gjithë procedurën si do të punohet me hartën e re, ndërsa u shpreh se janë marrë të gjitha masat që gjithçka të shkojë siç duhet. Në fjalën e saj ajo deklaroi se KLGJ po punon për idenë e një Gjykate të re të Apelit të Përgjithshëm, ndërsa përmendi edhe ato që ajo i quajti “pengesa për qytetarët”.