Harta e Kosovës me flamurin serb, Rama nga Kukësi i përgjigjet Vuçiçit: Hartë leshi, ai shoku në Beograd luan me kukulla (E PLOTË)

20/03 11:36
Credits to Apollon TV

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga minstrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ndoqën nga afër procesin e vaksinimit të mjekëve të Kosovës në Kukës.

Ai tha para kamerave se Shqipëria nuk do t’i lere vetëm mjekët e Kosovës, por  do të marrë përsipër vasksinimin e 11 mijë bluzave të bardha. 

Më tej kryeministri ironizoi edhe gjestin e Vuçiç, ku tha se “ai shoku në Beograd luan me kukulla në Facebook”, duke iu referuar hartës që postoi në rrjete sociale presidenti serb, ku paraqitej Kosova me planin e Serbisë. 

“Sekret nuk mund të bëhej dhe do kishim penalitet unë kam thënë që në fillim është një vend i përbashkët sepse përtej faktit që jemi dy shtete dhe kemi një kufi është e thjesh të që Kukësi të funksionojë si bazë e përbashkët. Kjo ndodhi pas asaj hartës së leshit që nxorri ai shoku në Beograd që luan kuklla në Facebook.

Ne jemi 1, për atë punojmë dhe ëndërrojmë të gjithë. Kemi ndryshime por kemi një rrugë. Jam i lumtur që kemi çarë bllokadën e pamundësisë për vaksinimin. Presim një sasi të konsiderueshme së shpejti dhe mjekët e Kosovës nuk do i lemë vetëm me shpresë që InshAllah në Kosovë do të venë vaksinat. Të 11 mijë bluzat e bardha të Kosovës do i bëjmë nëse Kosova nuk merr vaksinat” tha Rama.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.