HAPET PROVIZORISHT BYPASS-i I VLORËS, VETËM ME NJË KORSI

16/07 19:25
Credits to Apollon TV
HAPET PROVIZORISHT BYPASS-i I VLORËS, VETËM ME NJË KORSI

Bypassi i Vlorës është hapur sot provizorisht vetëm me një korsi për ti shërbyer sezonit turistik. Tashmë ka përfunduar hedhja e shtresës së asfaltit  në një pjesë të konsiderueshme të gjatësisë së bypassit, ndërkohë që është vendosur edhe sinjalistika provizore , përfshitë ndricimin rrugor, dhe kamerat e sigurisë. Ajo cka vihet re është pamja e mrekullueshme e natyrës dhe e detit që të shoqëron përgjatë bypassit. Ky aks do tu shërbejë të gjitha  automjeteve të cilat do të udhëtojmë drejt jugut. Një pjesë e mirë e automjeteve të cilat do drejtohen bregdetit në jug , mund të zgjedhin tashmë bypassin  për të shkuar në destinacion dhe për të shmangur trafikun e rënduar  në qytet. Bypassi i Vlorës do ti japi një hov të ri zhvillimit të jugut të vendit, jo vetëm në drejtim të turizmit, por edhe të ekonomisë.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.