Hapen tre qendra vaksinimi për mësuesit në Fier

17/03 9:28
Credits to Apollon TV

Jane hapur tre qendra per vaksinimin e mesuesve ne Fier.

Tre shkollat ku do te kryhen vaksinimet jane, Andon Xoxa, Jakov Xoxa si edhe shkolla Petro Sota

Në Fier priten të vaksinohen në total 1202 mësues, në 3 qendra vaksinimi. Përfaqësuesja e Zyrës së Drejtorisë Arsimore, vuri theksin se asnjë nga mësuesit që nuk do të vaksinohet, kurrsesi nuk do të penalizohet.

“1202 mësues të regjistrur, 602 për qytein që do të atashohen pranë 3 qendrave të vaksinimit. Absolutisht asnjë mësues që nuk do të vaksinohet nuk penalizohet”, tha ajo.

Mes debateve të shumta që kanë nisur nga fakti se disa shtete kanë refuzuar vaksinën anti-COVID të Astra Zeneca-s, kryeministri Edi Rama tha se nëse OBSH dhe EMA (ajo që certifikon vaksinat në Europë) do të ndalojnë përdorimin e saj, atëherë do të pezullohet edhe në Shqipëri. Deri më tani, OBSH ka deklaruar se kjo vaksinë është e sigurt dhe efektive.


Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.