Hajdari kthehet nga SHBA dhe flet në Kuvend: Model këtu është horri me makinë të shtrenjtë, që s’ka punuar asnjë ditë!

01/07 13:33
Credits to Apollon TV
Hajdari kthehet nga SHBA dhe flet në Kuvend: Model këtu është horri me makinë të shtrenjtë, që s’ka punuar asnjë ditë!

Deputetja opozitare Rudina Hajdari ka mbajtur sot fjalën e saj në parlament, pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku zhvilloi një tur të pasur me takime me zyrtarë dhe ish-zyrtarë amerikanë.

Hajdari komentoi situatën e rëndë, sipas saj të shoqërisë shqiptare, që ndjek modelet e gabuara.

Hajdari tha se model i shumë të rinjve janë të fortët me makina luksoze që shpërndajnë drogë apo servilët qëi ngjasojnë deputetëve të Kuvendit aktual.

“Sot model është horri me makinën e shtrenjtë, që nuk ka punuar asnjë ditë, dhe ecën në rrugët e Tiranës dhe nuk arrestohet për aktivitetin kriminal që bën, për shpërndarjen e drogës që bën. Po ashtu modeli i servilizmit është një model i ofruar nga ky parlament. Ky është një model që shqiptartë nuk duhet ta përqafojnë. Ne duhet të shkojmë përtej këtyre modeleve. Thirrja ime për ju është që të mos e përqafojmë këtë model, kemi 30 vite me këta njerëz. Ndaj sot është një thirrje e sinqertë, çlirojeni vendin nga ky mallkim 30 vjeçar”, u shpreh Hajdari.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.