Grupet e PD ndalojnë punonjësen e postës që shpërndan pensionet, dyshuan për blerje votash, 5 vetë procedohen penalisht (EMRAT-NJOFTIMI)

24/04 11:18
Credits to Apollon TV
Grupet e PD ndalojnë punonjësen e postës që shpërndan pensionet, dyshuan për blerje votash, 5 vetë procedohen penalisht (EMRAT-NJOFTIMI)

Janë proceduar penalisht nga policia e Dibrës 5 persona, simpatizantë të PD ose siç i quan ajo “struktur e mbrojtjes së votës”, pasi dy ditë më parë ndaluan punonjësen e postës që shpërndante pensionin me pretendimin se po shpërndante para për blerjen e votave.

Policia ka nisur procedimin ndaj simpatizantëve Luan Haka, Arben Strazimiri, Gjergj Muça, Behar Dema dhe Aranit Osmani.

Këta shtetas në mënyrë të kundraligjshme,  në fshatin Burim, kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, duke ndaluar dhe kontrolluar një automjet , që udhëtonte shtetasja F. M,  punonjëse në Postën e Maqellarës, (me detyrë pagatore shpërndarëse e pensioneve) në Njësinë Administrative Maqellarë, me pretendimin se kjo shtetase po shpërndante para në këmbim të votave.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit :

A. S., Gj. M., L. H., B. D., A. O.,  banues në Dibër, (simpatizanë të një subjekti politik).

Këta shtetas në mënyrë të kundraligjshme,  në fshatin Burim, kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, duke ndaluar dhe kontrolluar një automjet , që udhëtonte shtetasja F. M,  punonjëse në Postën e Maqellarës, (me detyrë pagatore shpërndarëse e pensioneve) në Njësinë Administrative Maqellarë, me pretendimin se kjo shtetase po shpërndante para në këmbim të votave.

Nga verifikimet e kryera dhe kontrolli i ushtruar i grupit hetimor  dhe shërbimeve të Policisë në automjetin që udhëtonte shtetasja F. M., nuk u gjet asnjë send kompromentues në lidhje me procesin zgjedhor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprën penale” Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.