Gropat me serë përreth puseve të naftës, sjellin rrjedhje të pakontrolluar në mjedis.

11/05 14:04
Credits to Apollon TV
Gropat me serë përreth puseve të naftës, sjellin rrjedhje të pakontrolluar në mjedis.

Gropat me serë përrreth puseve të naftës se kompanise Albetrol sh.a jane kthyer ne bombë ekologjike per banorët e fshatit Zharrëz.Rritja e temperaturave ka berë që nga gropat e papastruara prej vitesh te ketë rrjedhje të pakontrolluar në mjedis jo vetëm siperfaqësor ,sic jane tokat bujqësore te kultivuara , kanalet kulluese dhe ujitese dhe oborret e shtëpive por edhe në shtresat nëntokesore dhe puset e ujit.Problemi është denoncuar nga banorët te cilët ndihen të kercënuar per shëndetin.Sipas tyre për gjëndjen mjedisore shumë të rendë ata janë ankuar pranë Bashkisë Patos dhe kompanisë naftënxjerrese Albpetrol por nuk kanë gjetur zgjidhje.

Infrastruktura e amortizuar e puseve të naftës që eshtë edhe shkaku i ndotjes nga rrjedhja e gropave të tejmbushura kërkon investime nga kompania Albpetrol për të shmangur masakrën mjedisore e cila po kercënon jetën dhe mjedisin pohojnë banorët për TV Apollon.Gjithashtu sipas tyre ata kanë qenë dhe jane te pambrojtur dhe askush nuk eshte interesuar për zgjidhjen e problemit te
pastrimit te gropave të serës te cilat janë kthyer edhe në vendgrumbullime mbetjesh duke shtuar rrezikun per jetën.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.