Gripi i shpendëve, tjetër vatër në Peqin, vijon shitja në rrugë

16/06 14:38
Credits to Apollon TV
Gripi i shpendëve, tjetër vatër në Peqin, vijon shitja në rrugë

Njësia administrative e Karinës në Bashkinë e Peqinit është identifikuar si vatra e radhës me gripin e shpendëve. Shërbimi veterinar i Elbasanit, sapo është vënë në dijeni të rezultateve pozitive të analizave të bëra ka vendosur menjëherë asgjësimin e shpendëve të infektuar. Të gjithë shpendët janë identifikuar në të njëjtën fermë.

Shërbimi veterinar i ka bërë thirrje fermerëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos tregtojnë shpendë për një periudhë të caktuar kohore, por kjo masë po kundërshtohet nga fermerët të cilët shprehen se me këtë punë mbajnë familjen dhe nuk mund të mos tregtojnë shpend përderisa nuk kanë ende raste të dyshimta.

Shërbimi veterinar vijon të apelojë për vëmendje të shtuar të fermerëve ndaj shpendëve që kanë, si dhe të lajmërojnë menjëherë institucionet përkatëse nëse kanë dyshime për infektim të shpendëve apo shfaqje të shenjave të ngjashme të infektimit.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.