Greva e kontrollorëve në aeroport, USHTRIA dhe FNSH zbarkojnë në Rinas, çfarë pritet të ndodhë

07/04 16:14
Credits to Apollon TV
Greva e kontrollorëve në aeroport, USHTRIA dhe FNSH zbarkojnë në Rinas, çfarë pritet të ndodhë

Ushtria dhe FNSH kanë zbarkuar në aeroportin e Rinasit, pasi greva e kontrollorëve ka bllokuar fluturimet nga ky aeroport.

Kjo lëvizje nga ana e ushtirsë bëhet pasi aeroporti është një ndërtesë e sigurisë së lartë, ndaj ushtria dhe FNSH do të marrin nën kontroll ambientet e këtij aeroporti.

Kujtojmë se që nga mbrëmja e djeshme rreth 60 kontrollorë të AlbControl kanë bllokuar punën, pasi pagat e tyre janë reduktuar.

Ditën e sotme kryeministri Rama dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku kanë paralajmëruar se do të merren masa kundër kontrollorëve nëse këta të fundit nuk i japin fund grevës, pasi një veprim i tillë cënon sigurinë kombëtare.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.