GREQI, VAKSINIMI I DETYRUAR, MIJRA QYTETARË PROTESTOJNË PARA PARLAMENTIT

22/07 21:37
Credits to Apollon TV
GREQI, VAKSINIMI I DETYRUAR, MIJRA QYTETARË PROTESTOJNË PARA PARLAMENTIT

Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë si pjesë e politikes së qeverisë greke për vaksinimin e detyruar anticovid të popullatës , por edhe për detyrimin që ky ligj parashikon për sipërmarrësit të cilët nuk duhet të lejojne në punë punonjës të pavaksinuar është kundërshtuar nga intelektualë grekë të fushave të ndryshme të cilët nëpërmjet rrjeteve sociale kanë bërë thirrje për një protestë të fuqishme para parlamentit grek kundër vaksinimit të detyruar.Thirrjes iu përgjigjën me mijëra qytetarë grekë të cilët me parulla në duar kundërshtuan masat shtrënguese kundër covid 19 duke kënduar dhe himnin kombëtar. Protesta u shtri dhe në qytete të tjera të Greqisë si Selanik, Patra, Lamia, Kretë etj.Për të garantuar mbarëvajtjen e protestës ishin të pranishme forca të shumta policore. Falë bashkëpunimit të organizatorëve me policinë , protesta u realizua e qetë , të mbështetur edhe nga mijëra qytetarë që iu bashkuan kauzës.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.