Grabitet shtëpia e ministres së Kosovës/ Autorët i morën sendet me vlerë para syve të saj

02/10 13:57
Credits to Apollon TV
Grabitet shtëpia e ministres së Kosovës/ Autorët i morën sendet me vlerë para syve të saj

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Kosovë, Rozeta Hajdari, ka rënë pre e grabitjjes së banesës së saj. Mediet kosovare bëjnë me dije se ngjarjja ka ndodhur mengjesin e kësaj të hëne. Ka qenë vetë ministrja Hajdari, e cila ka pikasur grabitësit, të cilët e kishin zgjuar nga gjumi nga zhurma e krijuar.
Ndonëse ministrja kishte arritur ta shohë grabitësin, ky I fundit I maskuar ka arritur t’ia mbathë nga sytë këmbët, me gjërat me vlerë që kishte arritur të marrë nga banesa. Sipas medieve kosovare, sendet e grabitura kapin vlerën 2500 euro, teka ministrja menjëherë ka thirru policinë e cila po punon për mbledhjen e gjurmëve që mund të çojnë tek autorët.
Nga ana tjetër ende nuk dihet se si kanë mundur ata të hyjjnë në ambientet e brendshme të shtëpisë, nëse dera është harruar e hapur, apo kanë përdorur ndonjjë çelës të posaçëm për hapjen e saj.
Rastet e vjedhjeve e grabitjeve në Kosovë janë shtuar së fundmi, ku tashmë duket se grabitësit nuk ndalen as edhe para përfaqësuesve të lartë shtetëror, siç është edhe ministrja Rozeta Hajdari.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.