
Grabitet gjatë natës zyra e OSHEE-së, punonjësit gjejnë derën të hapur në mëngjes

Zyra e OSHEE në Tiranë, në rrugën “Qemal Stafa” dyshohet se është grabitur gjatë natës.
Paraprakisht bëhet me dije se kanë qenë vetë punonjësit ata që kanë konstatuar grabitjen. Kur ata kanë shkuar për të nisur punën mëngjesin e sotëm, kanë konstatuar se dera ka qenë e hapur.
Policia dhe grupi i hetimit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e saj.