
Grabitën zyrën e avokatisë në Tiranë Në kërkim tre persona, sekuestrohen 30 mijë euro

Një zyrë avokatie në kryqeqytet u grabit 6 ditë më parë nga tre persona, të cilët këtë të dielë u identifikuan dhe u shpallën në këkrim nga policia e Tiranës. Elton(Fatjon) Lika 40 vjec, Armalind Rrokaj 51 vjec dhe Eljona Rrokaj (Nelaj) 42 vjece, të tre banues në Tiranë janë tre grabitësit e shpallur në kërkim, si autorë të dyshuar të grabitjes se 9 mijë eurove në zyrën e avokatisë.
Pas marrjes së njoftimit për rastin në fjalë, më 28 gusht, policia nisi hetimet, ku sekuestroi edhe kamerat e sigurisë së ambientit të grabitur, pore dhe biznesve aty pranë me qëllim identifikimin e autorëve të grabitjes. Nga hetimet e kryera, rezultoi se këta shtetas, vodhën në kasafortën e zyrës së avokatisë 9 mijë euro. Policia e kryeqytetit kreu kontrolle në banesën e shtetasit Armalind Rrokaj, ku gjeti 30 mijë euro të dyshuara të vjedhura, një automjet, veshje dhe kaçavida e dalta që autorët i kanë përdorur gjatë vjedhjes.
Materialet u sekuestruan në cilësinë e provave materiale dhe iu referuan grupit hetimor për veprime të mëtjeshme. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, vijon punën me qëllim zbardhjen e ngjarjes.