Gonxhe shpjegon procedurat e reja të kolaudimit: Kontroll më i rreptë dhe shërbim më i mirë. Do investojmë në edukim

14/05 9:34
Credits to Apollon TV
Gonxhe shpjegon procedurat e reja të kolaudimit: Kontroll më i rreptë dhe shërbim më i mirë. Do investojmë në edukim

Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe ka shpjeguar procedurat e reja të kolaudimit të mjeteve, pas mbylljes së kontratës me koncensionarin SGS. Ai tha se ky vit është i vështirë për shkak të mos marrjes ende të shërbimit, por premtoi një sistem ku shërbimi do të jetë model dhe kontrolli më i imtësishëm për sigurinë rrugore. Gonxhe theksoi se të gjitha mjeteve që u përfundon kolaudimi në vitin 2021 do të kolaudohen në 2022.

“Ne nuk e kemi marrë ende shërbimin dhe ky është një 6 mujor që po e vuajmë. Një pjesë e mjeteve janë pa kolaudim në rrugë. Kemi një paketë të rëndësishme për vendin, sigurinë rrugore. Shërbimi tashmë është kthyer shtetëror dhe ky është një besim dhe bashkëpunim i shërbimit me qytetarët për një nivel të lartë përgjegjësie. Është inxhinieruar gjithë sistemi. Nuk do ketë vonesa e letra bakalli. Janë të gjitha në një sistem që shërbimi të jetë model. Ky vit do të jetë i vështirë, por jam i bindur që do kemi një shërbim më të mirë se më përpara. Certifikata e sekretuar, e lexueshme që të shohë të gjitha të dhënat e pagesave do jetë i lejueshëm edhe kolaudimi vullnetar”, theksoi Gonxhe, teksa shtoi se aksidentet në zonat urbane dhe aksidentet me përfshirje këmbësorësh janë dy pikat ku vendi ynë është më keq sa i takon sigurisë rrugore.

Duke e konsideruar shërbimin e koncesionarit të cekët sa i takon kolaudimit të mjeteve, Gonxhe njoftoi se flota në rrugë është në gjendje shumë të keqe për shkak të këtij shërbimi. Ai solli shembullin e një rasti kolaudimi ku me një palë goma janë kolauduar 7 kamionë dhe theksoi se sistemi i kontrollit do të jetë më i rreptë si edhe do të ketë grupe kontrolli. Gonxhe shtoi se kanë evidentuara mjetet me probleme dhe i kanë futur në një listë të zezë.

“Shërbimi i automjeteve duhet të jetë më i thellë, më parë bëhej më i cekët dhe prandaj kemi atë gjendje sot në rrugë dhe sistemi i kontrollit ka kohën e vet. Flota në rrugë është në gjendje jo të mirë. Tashmë do kemi çdo 2 vjet kontroll. Përgjegjësia e jona si do vijë disiplinimi. Kemi ngritur task force. Kemi 6 muaj që kemi evidentuar mjete me probleme si ato publike të transportit të udhëtarëve dhe automjete civile, janë fotografuar alarmi jonë ka qenë për ndotjen dhe për mjete që kanë qenë jashtë çdo lloj standardi. Mos flasim për sisteme pamore ndriçim e goma. Gjendja është jo e mirë . Kemi pasur raste që me një palë goma janë kolauduar 7 kamionë .Grupet e kontrollit do jenë jashtë dyerve të kolaudimit me riskun, pikat e kolaudimit do kenë një kontroll të dyfishtë pa e ditur që do jenë të kontrolluar. Dy grupe të tjera do të jenë në lëvizje. Ne do bëjmë ç’është e mundur t’i kthejmë besimin qytetarëve. Dy grupe në kontroll të mjeteve civile do jenë në pika të caktuara që nuk do dihet ku janë do kapen në mënyrë rastësore. Do shohin a i ka letrat siguracion e taksa. Këto mjete i kemi futur në black list. Një pjesë e mjeteve janë pa kolaudim në rrugë. Disa kanë dalë vetëm njëherë. Kemi black list. Nëse ndonjë kolauditor bën ndonjë lojë do ta shohë me kamera dhe do ta kontrollojë imtësisht. Do kenë një njoftim 6 mujor, ka plot të tillë dhe goditja më e fortë do vijë nga vetja”.

Për Gonxhen përgjegjësia duhet të fillojë nga individi, por tha se kompanitë e transportit qofshin publike apo private duhet të ndajnë fonde të veçanta për riparimin e mjeteve.

“Ne duhet ta fillojmë nga vetja të gjithë duhet ta kuptojmë që duhet të ndajnë fonde të veçanta për riparimin e mjeteve. Ky do jetë koncepti kryesor. Kemi numër të jashtëzakonshëm mjetesh ku janë farefis dhe janë shkelësit më të mëdhenj nën këtë pikë”

Ai tha se pikat e koaludimit nuk do të ndryshojnë, por rezervimi do të bëhet online, ndërsa do të punohet edhe me sportele. Makinat e reja, shtoi ai, nuk do të kolaudohen në 3 vitet e para, ndërsa taksa dhe siguracioni do të paguhen çdo vit.

“Çdokujt që i skadon kolaudimi në 2021 do vijë në 2022 dhe do të thuhet afati kohor për 22, do jepet mundësia për të rezervuar gjithçka online. Të gjitha këto mundësohen online, por do punojmë edhe me sportele. Pikat e kolaudimit do të jenë te Nisharaku dhe në Prezë. Do jetë një kohë që do jetë kontroll më i imët se do të kalojë kontrolli për një kohë më të gjatë. Për makinat e reja për 3 vitet e para nuk do të shkosh. Pastaj çdo dy vjet. Pagesa e taksave periodikisht në kohën e duhur do shohim mos bëjmë një skemë më fleksibël”.

Ndërsa evidentoi numrin e madh të shkelësve të qarkullimit rrugor, Gonxhe u bëri apel drejtuesve për kujdes të shtuar për shkak të heqjes së pikëve apo gjobave të kripura me ndryshimet e reja në kodin rrugor. Sipas tij DPSHTRR do të investojë për edukimin në shkolla me tekste të unifikuar.

“Gjobat janë rritur janë bërë të kripura. Maj 20-21 420 patenta të hequra dhe 380 janë ardhur për ritestim. Shkelësit po shtohen dhe këta do të shkojnë edhe njëherë në autoshkollë. Prandaj njerëzit duhet t’i thërrasin mendjes. Me 3 shkelje në vit pikët ikin shumë shpejt. Përveç lekëve do të ikin edhe më shumë pikë. DPSHTRR do investojë për edukimin, e kemi detyrim ligjor efektet do të duken më vonë, materialet e edukimit do të jenë të unifikuara dhe certifikuara nga MIE dhe DPSHTRR”.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.