Goditi mjekun në urgjencën e spitalit, i vihen prangat 29-vjeçarit

21/11 10:05
Credits to Apollon TV

Një 29-vjeçar është vënë në prangat e Policisë së Elbasanit për shkak se ka goditur mjekun në urgjencën e spitalit. K.G., 29 vjeç, banues në Elbasan, ka goditur dhe kanosur me fjalë mjekun e gatshëm shtetasin Sh.K., 55 vjeç, banues në Elbasan. Nuk dihet ende se cila ka qenë arsyeja e konfliktit mes të riut dhe mjekut në detyrë.

Njoftimi i Policisë: 

Goditi dhe kanosi mjekun në krye të detyrës, vihet në pranga nga Policia 29-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: K.G., 29 vjeç, banues në Elbasan, pasi në urgjencën e spitalit Elbasan,  ka goditur dhe kanosur me fjalë mjekun e gatshëm shtetasin Sh.K., 55 vjeç, banues në Elbasan.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.