Godet me thikë 30-vjeçarin në Fier, policia shpall në kërkim autorin

23/04 17:08
Credits to Apollon TV
Godet me thikë 30-vjeçarin në Fier, policia shpall në kërkim autorin

Një 30 vjeçar ka mbetur i plagosur ditën e sotme në Fier. Policia njofton se rreth orës 16:00, në lagjen “Konferenca e Pezës”, Fier, shtetasi A. R., dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës(thikë) shtetasin K. D., rreth 30 vjeç. Ky i fundit ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.