Gjykata vendos arrest me burg për policin që vrau Klodian Rashën

11/12 10:48
Credits to Apollon TV
Gjykata vendos arrest me burg për policin që vrau Klodian Rashën

Ka përfunduar seanca për dhënien e masës së sigurisë ndaj punonjësit të Policisë Nevaldo Hajdaraj, i cili vrau 25-vjeçarin Klodian Rasha, mëngjesin e kësaj të marte.

Mesohwt se efektivi ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike në seancë, dhe ka thënë ”kërkoni çfarë mase që të doni, unë kam vrarë një njeri”. 

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e arrestit me burg ndaj Hajdërajt, i cili akuzohet për vrasje në kushtet e kapërcimit të vetëmbrojtjes. 

Hajdëraj ka kërkuar që në seancë të ishin të pranishëm dhe familjarët e Rashës, në mënyrë që tiu kërkonte falje për ngjarjen e ndodhur.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.