Gjykata merr vendimin për tre vëllezërit vlonjatë që dhunuan gjyqtarin, vajza ish-kandidatja për deputete denoncon: Hyrjet e pallatit janë shitur dy herë, Basho po bën korrupsion

17/07 11:35
Credits to Apollon TV
Gjykata merr vendimin për tre vëllezërit vlonjatë që dhunuan gjyqtarin, vajza ish-kandidatja për deputete denoncon: Hyrjet e pallatit janë shitur dy herë, Basho po bën korrupsion

Gjykata e Vlorës ka vendosur masat e sigurisë ditën e sotme për tre vëllezërit vlonjatë Myslim Myslimi, Fatosh Myslimi dhe Elmaz Myslimi, të cilët dhunuan në sallën e gjyqit dhe ambientet e Gjykatës, gjyqtarin Arqile Basho.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Fatos Myslimin dhe “arrest shtëpie” për dy të tjerët.

Në lidhje me këtë ka folur edhe ish-kandidatja për deputete e LSI-së në qarkun e Vlorës, Griselda Myslymi, e cila është shprehur se gjyqatri Basho vendimin në lidhje me pronat e ka dhënë nën dyshime për korrupsion.

Sipas saj familja Myslimi është në gjyqe prej disa vitesh, pasi firmat që iu kanë marrë truallin për ndërtimin e pallateve, kanë dalë nga kontrata, dhe kanë shitur dy herë hyrjet që iu takonin atyre.

“Poblematika jonë nuk lidhet vetëm me pronën në fjalë, pronat janë shitur në disa pronarë të ndryshëm, prej vitesh jemi endur nëpër gjyqe, në 2019 Gjykata e Apelit na ka dhënë të drejtë, zoti Basho ka dalë mbi vendimin e apelit, duke i dhënë të drejtë këtyre kompanive.

Jam e gatshme që kjo çështje të ndiqet nga SPAK, unë mendoj se gjyqtari është duke bërë korrupsion, ne kemi qenë pronar të truallit, firma nuk ka si mund të shesë hyrjet tona, që janë të caktuara në kontratë”, u shpreh ish-kandidatja për deputete.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.