Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë në 23 qershor padinë e Shoqatave të Bashkive për zgjedhjet e 30 qershorit 2019

27/05 8:58
Credits to Apollon TV
Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë në 23 qershor padinë e Shoqatave të Bashkive për zgjedhjet e 30 qershorit 2019

Gjykata Kushtetuese do të marrë në shqyrtim padinë e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, me drejtuese Volta Ademin,  për shpalljen antikushtetuese të zgjedhjeve të 30 qershorit 2019  për organet e qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë.

“Konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/procesit zgjedhor të zhvilluar në 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë, dhe si rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve”, është objekti i padisë së Shoqatës së Bashkive.

Seanca për shqyrtimin e kësaj padie do të zhvillohet më 23 qershor.

Gjykata vendosi se për shkak të situatës dhe rregullave në fuqi të shkaktuara nga COVID-19, zhvillimi i seancës plenare do të kryhet pa praninë e publikut.

Po në këtë datë Kushtetuesja do të verifikojë edhe kushtetutshmërinë e veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019.

Subjektet e interesuar në këtë proces janë: Presidenti Republikës së Shqipërisë, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Avokati i Popullit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Partia Bindja Demokratike.

Me gjithë dyshimet e kryebashkiakes së Shkodrës për manovra të kryebashkiakëve të majtë për të tërhequr padinë e bërë prej saj në Kushtetuese, ligji ia lë në dorë gjyqtarëve kushtetues fjalën e fundit për të ndërprerë ose jo shqyrtimin e ligjshmërisë së zgjedhjeve të qershorit 2019.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.