Gjykata e Posaçme ndalon nxjerrjen e INFORMACIONEVE për Prokurorin e Sarandës, ka lidhje me ish-gjyqtaren e Krujës që lironte të fortët nga burgu

19/06 12:48
Credits to Apollon TV
Gjykata e Posaçme ndalon nxjerrjen e INFORMACIONEVE për Prokurorin e Sarandës, ka lidhje me ish-gjyqtaren e Krujës që lironte të fortët nga burgu

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që pranoi vendimin e SPAK dhe urdhëroi arrestimin e prokurorit të Sarandës Sali Hasa, ndalon nxjerrjen e informacioneve për arrestimin e kreut të akuzës në qytetin bregdetar.

Burime nga GJKKO bëjnë bëjnë me dije se arrestimi dhe hetimet ndaj Sali Hasës kanë lidhje dhe me ish-gjyqtaren e Krujës Enkelejda Hoxha, e cila prej muajsh është shkarkuar nga detyra dhe mbahet në masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Kjo e fundit u bë e njohur për opinionin publik pasi lironte nga burgu të fortët dhe personat e dënuar me burgim të përjetëshëm. Ajo u arrestua gjatë nëj seance gjyqësore, teksa përgatitej të lironte nga burgu një person tjetër.

Nuk dihen ende detaje se çfarë e lidh Enkelejda Hoxhën me prokurorin e Sarandës Sali Hasa, në një kohë që të dy punojnë në institucione të ndryshme; njëri në gjykatë dhe tjetri në prokurori. Dosja për të cilën akuzohet dhe ish-gjyqtarja e Fushë-Krujës është ndarë në 5 seksione, e mesa duket në një prej tyre është dhe prokurori Hasa.

 

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.