Gjykata e Posaçme lë në burg 7 të arrestuarit për drogën në malet e Krujës, një 73 vjeçar shkon në shtëpi për shkak të moshës

27/05 12:13
Credits to Apollon TV
Gjykata e Posaçme lë në burg 7 të arrestuarit për drogën në malet e Krujës, një 73 vjeçar shkon në shtëpi për shkak të moshës

Shtatë nga tetë të arrestuarit me urdhër të SPAK dy ditë më parë, janë lënë në burg nga Gjykata e Posaçme. Togat e zeza kanë vlerësuar si të ligjshëm arrestimin e tyre dhe i kanë lënë në qeli. Ndërkohë, një 73 vjeçar është lënë në “Arrest në shtëpi” për shkak të moshës.

Sipas SPAK, bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal që ka kultivuar drogë gjatë vitit 2020 në zonën e Krujës, konkretisht në fshatrat Noj, Shkretë, Rranxë, Bruz Mal, Bruz Zall, në sipërfaqe tokash pyll kryesisht me pronar “shtet” zona kufitare me njëra-tjetrën.

  • Lavdërim (alias Lulzim) Alimani, 33 vjeç, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
  • Skënder Velja, 73 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
  • Saba Shehi, 48 vjeç, banues në Kamzë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
  • Vait Taka, 55 vjeç, banues në Klos, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
  • Asim Pulaci, 52 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
  • Xhemal Zogu, 38 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
  • Shkëlqim Ismaili, 50 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
  • Ahmet Pulaci, 67 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Për kujdesin dhe ruajtjen e bimëve narkotike personat e dyshuar kanë punësuar punëtorë dhe kanë ngritur sisteme vaditje, më pas lënda narkotike është grumbulluar dhe përpunuar në vende të posaçme me qëllim hedhjen në treg të saj.

Grupet kriminale janë ndihmuar dhe favorizuar nga disa punonjës të strukturave të policisë, si dhe ato të administratës vendore Krujë, bëri me dije SPAK dy ditë më parë.

Gjatë hetimit janë identifikuar dhe më pas kontrolluar zonat e kultivuara me bimë narkotike, ku dhe janë gjetur dhe asgjësuar mijëra bimë narkotike të mbjella në parcela të ndryshme dhe sasi të ndryshme. Nga ekspertimi ka rezultuar se bimët e sekuestruara janë të llojit canabis sattiva.

Gjithashtu, në kuadër të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Radio-ndërlidhja”, janë shpallur në kërkim 5 shtetas, konkretisht:

  • Bujar Sefa (alias Xaka), 36 vjeç, banues në Krujë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
  • Armand Dërvishi, 33 vjeç, banues në fshatin Arrameras, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
  • Edison Xaka, 20 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
  • Agron Asllanaj, 42 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
  • Haxhi Murati, 68 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.