Gjykata Administrative vendos për zyrat e FRD-së: Sali Shehu duhet të lirojë godinën!

23/03 13:00
Credits to Apollon TV
Gjykata Administrative vendos për zyrat e FRD-së: Sali Shehu duhet të lirojë godinën!

Gjykata Administrative ka pushuar çështjen për ankimimin e kreut të FRD-së, Sali Shehu. Gjykata vendosi t’i japë të drejtë Bashkisë së Tiranës dhe të vendosë pushimin e gjykimit në lidhje me kërkesën për sigurim padie të kërkuar FRD.

Më herët Shehu tha në një deklaratë për mediat se Administrativja do e shqyrtonte brenda 5 ditësh kërkesën e tij.

Sot përfundon afati 10 ditor që Bashkia e Tiranës i ka dhënë Frymës së Re Demokratike, për të liruar zyrat.

“Ne kemi dorëzuar kërkesë në Gjykatën e Administrative. Kërkesë e cila u konsiderua nga gjykata dhe do të shqyrtohet në themel. Ne kemi dorëzuar sot edhe padinë për shqyrtimin e kësaj çështjeje në themel. Kjo kërkesë e jona sot, është bashkuar bashkë me masën e sigurisë dhe do shqyrtohet brenda 5 ditëve.

FRD do të ketë rezultate spektakolare. Ne do u dërgojmë shkresë të gjitha institucioneve dhe do bëjmë me dije se jemi në rrugën e ligjit”, tha Sali Shehu, kryetar i FRD.

Zyrat e partisë FRD u bastisën nga policia bashkiake, me pretendimit se zyrat i përkasin Bashkisë së Tiranës.

Policët u përballën edhe me presidentin Ilir Meta, i cili i përzuri me forcë nga zyrat e FRD-së.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.