GJONAJ: MË 14 QERSHOR RINISIN TAKIMET E TË BURGOSURVE ME FAMILJARËT, DUHET TEST NEGATIV I COVID

10/06 21:46
Credits to Apollon TV
GJONAJ: MË 14 QERSHOR RINISIN TAKIMET E TË BURGOSURVE ME FAMILJARËT, DUHET TEST NEGATIV I COVID

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka prezantuar masat lehtësuese për burgjet.

Në nje takim me drejtuesit e burgjeve, ministrja njoftoi se do fillojnë takimet e të dënuarve me familjarët, lejet e veçanta dhe aktivitetet sociale e kulturore.

Të dënuarit mund të takojnë tashmë 1 herë në muaj familjarët. Mirëpo, ata duhet të paraqesin pranë burgut test negativ ndaj COVID-19 apo çertifikatë vaksinimi.

Të miturit mund të zhvillojnë 4 herë në muaj takim me familjarët. Po ashtu lejet e veçanta apo shpërblyese për të dënuarit mund të jepen vetëm për rastet mortore.

 

 

Konkretisht, masat e reja fillojnë nga 14 qershori për një periudhë në monitorim nga të gjitha strukturat shëndetësore.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.