Gjobitet me 50 milion lekë Lulzim Basha, mblodhi qindra simpatizantë në Kavajë

12/03 9:11
Credits to Apollon TV
Gjobitet me 50 milion lekë Lulzim Basha, mblodhi qindra simpatizantë në Kavajë

Kreu i PD Lulzim Basha gjobitet me 50 milion lek nga Policia. Kjo gjobë vjen pas shkeljes flagrante të masave anti-Covid kryedemokrati, dje në Kavajë. 

Qindra simpatizantë u mblodhën në mes të qytetit për të pritur kreun e PD, ndërsa vetë Basha u ngjit mbi mjetin e tij tip “Range Rover” dhe i falenderoi. 

Ndërkohë, më herët policia ka proceduar 24 persona për organizim të tubimit të paligjshëm dhe bllokim të lëvizjes së mjeteve, mes tyre dhe ish-kryebashkiaku i djathtë i Kavajës Isa Sakja, si organizator i tubimit.

Kujtojmë se ditën e djeshme, kreu i PD-së, Lulzim Basha u prit nga qindra persona në qendër të Kavajës. Shumica prej tyre nuk mbanin maska dhe as nuk respektonin distancën, duke mos respektuar rregullat që janë vendosur për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.