Gjermania ashpërson masat anti-Covid, mbyll fluturimet me 5 shtete, a është Shqipëria pjesë e listës?

29/01 21:36
Credits to Apollon TV
Gjermania ashpërson masat anti-Covid, mbyll fluturimet me 5 shtete, a është Shqipëria pjesë e listës?

Gjermania ka mbyllur fluturimet me Mbretërinë e Bashkuar, Portugalinë, Irlandën, Brazilin dhe Afrikën e Jugut për shkaka të shfaqjes së varianteve të reja të COVID dhe rritjes së shifrave të të infektuarve. Udhëtimet do të jenë të bllokuar deri më 17 shkurt. Vendet janë veçuar sepse ato njihen si vende ku mutacionet po përhapen në mënyrë më virulente.

Përjashtime do t’u jepen personave që janë rezidentë në Gjermani, shtetasve që po kthehen në Gjermani, si dhe udhëtarëve tranzitë dhe kategorive si: trafiku i mallrave, ose udhëtimet e nevojshme mjekësore, përfshirë transportin e personelit mjekësor, aeroplanët e ambulancës, transportin e organeve njerëzore për transplantim dhe arsye të tjera humanitare.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.