Gjendet një trup i pajetë në Ulqin, burimet: Është ish-shefi shqiptar i antidrogës Rudolf Elezoviç

09/06 10:24
Credits to Apollon TV
Gjendet një trup i pajetë në Ulqin, burimet: Është ish-shefi shqiptar i antidrogës Rudolf Elezoviç

Një trup i pajetë është gjetur nga Policia e Malit të Zi në Ulqin, raporton newsbomb.al. Mediat malazeze bëjnë me dije se trupi i pajetë është i ish-shefit shqiptar të Policisë Rudolf Dofi Elezoviç.

Ky i fundit rezulton i zhdukur prej datës 27 maj.

Rudolf Dofi Elezoviç bashkëpunonte dhe me Policinë Shqiptare për të goditur trafikun në të dyja anët e kufirit. Për 6 vite ai ka shërbyer si shef i Policisë në seksionin e antidrogës për Tivarin dhe Ulqinin. Së fundmi ai punonte si oficer në sektorin e Antitrafikut në kufirin me Malin e Zi.

Jo zyrtarisht nga Policia e Ulqinit kanë thënë se nga rezultatet paraprake të hetimit, trupi i pajtetë është i ish-shefi të policisë së Ulqinit, Rudolf Elezoviç. I njëjti burim ka thënë se shkaku i vdekjes do të përcaktohej nga autopsia, por që tani për tani, gjithçka tregon për vetëvrasje.

Prokuroria dhe Policia e Shkodrës nisën hetimet dhe kërkimet për shefin shqiptar të antidrogës për Ulqinin dhe Tivarin, Rudolf Dofi Elezoviç, pasi gjurmët e tij të fundit ishin në kufirin mes Shkodrës dhe Malit të Zi, në zonën e fshatrave Pentar dhe Reç.

Gruaja e tij Marina Elezoviç ka thënë se bashkëshorti i saj, shqiptar i Malit të Zi ka humbur gjurmët prej datës 27 Maj, raporton newsbomb.al.

“Po shkoj deri në Shkodër se kam një punë. Nuk vonohem se kur të vij do i bie shkurt”, iu ka thënë shefi i Policisë familjarëve të tij kur është nisur për në territorin shqiptar. Nuk dihet se për çfarë “pune” do të vinte Elezoviç në Shqipëri.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.