Gjendet i vetëvarur një i ri në Astir, policia jep detaje

18/05 15:50
Credits to Apollon TV
Gjendet i vetëvarur një i ri në Astir, policia jep detaje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë pak mesnate në zonën e Astirit në Tiranë. Është gjendur në banesë një 30-vjeçar i vetëvarur dhe pa shenja jete.

Policia njofton se sipas familjarëve, i riu kishte kohë që kurohej nga depresioni.

Njoftimi i Policisë

Më datë 18.05.2021, rreth orës 00:15, në rrugën “Joklin Persi”, Astir, në banesë, është vetëvarur shtetasi B. A., 30 vjeç. Nga veprimet e kryera dhe deklarimet e familjarëve rezulton se ky shtetas prej kohësh kurohej nga depresioni.

*Ky është rasti i dytë sot brenda ditës, pasi pak më herët një person u gjet i vetëvrarë në Shkodër.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.