Gjendet i pajete trupi i një të riut 21 vjecar. (Emri)

16/12 18:20
Credits to Apollon TV

Mesohet se i riu Renato Nebiu,  u transportua në Spitalin e Durrësit, ku edhe është deklaruar zyrtarisht i pajetë.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes, ndërsa trupi i të riu ndodhet ende në morg, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore. Dyshimet e para janë për vetë-helmim.

Mister mbeten arsyet e vdekjes së 21-vjeçarit Renato Nebiu në fshatin Karinë të Peqinit.

Burimet e para për mediat bënë me dije se i riu kishte humbur jetën nga mbidoza, ndërkohë që mjeku në spitalin Rajonal të Durrësit identifikoi sasi fotoksinë në trupin e tij.

I riu është gjendur i vdekur anës rrugës teksa disa dëshmitarë thonë se ai ra nga lartësia.

Mediat bëjnë me dije se Renato kishte Covid-19, çka sjell dyshime se i riu është vetëvrarë pasi ka marrë vesh lajmin e infektimit me koronavirus.

Sipas informacioneve, 21-vjeçari Renato Nebiu nga Peqini është gjetur nga një kalimtar i rastit dhe më pas është transportuar me ambulancë në spital, ku dhe ka ndërruar jetë.

Trupi i 21-vjeçarit ndodhet në morg dhe pritet që t’i bëhet ekspertiza mjeko-ligjore. Pritet një njoftim zyrtar dhe më i detajuar nga policia, ndërkohë newsbomb do ju mbajë të informuar për detajet më të fundit.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.