Gjendet granata në Shëngjin, Policia rrethon zonën, forcat xheniere nisen drejt vendngjarjes

27/05 19:42
Credits to Apollon TV
Gjendet granata në Shëngjin, Policia rrethon zonën, forcat xheniere nisen drejt vendngjarjes

Një granatë dore është gjetur pasditen e sotme në Shëngjin. Burime për mediat bëjnë me dije se granata është konstatuar nga një kalimtar në zonën e Ranës së Hedhun.

Është njoftuar policia dhe në vendngjarje pritet që të shkojnë forcat xheniere për të bërë të mundur heqjen e saj nga vendi.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.