Fytyra e saj u shpall më e bukura për vitin 2020, izraelitja pjesë e forcave ushtarake

03/01 13:33
Credits to Apollon TV
Fytyra e saj u shpall më e bukura për vitin 2020, izraelitja pjesë e forcave ushtarake

Yael Shelba është shpallur si fytyra më e bukur për vitin 2020. Shelba është një vazjë vetëm 19-vjeçare e cila është me origjinë nga Izraeli. Ajo u shpall fytyra më e bukur, teksa është renditur në listën vjetore të TC Candler ‘100 fytyrat më të bukura të vitit’. Vajza në fjalë është një aktore dhe një modele e suksesshme që po kryen ushtrinë në forcat ajrore izraelite.

Bazuar në atë çfarë shkruajnë mediat e huaja, mësohet se vajza është lidhur me 35-vjeçarin Brandon Korff, nipin e miliarderit të ndjerë të CBC. Në një intervistë për mediat e huaja, e bukura shprehet se çmimi e ka lumturuar jashtëzakonisht shumë. Mësohet se kriteret që duhet të plotësosh për të qenë në listën e fytyrave më të bukura është përsosmëria estetike, hiri, eleganca, origjinaliteti, guximi, pasioni, klasi.

/JOQ

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.