Fundjavë e acartë/ Ngricat mund te sjellin probleme në akset rrugore

12/02 16:23
Credits to Apollon TV
Fundjavë e acartë/ Ngricat mund te sjellin probleme në akset rrugore

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se muaji i fundit i dimrit meteorologjik ka rezervuar mot të acartë pasi rajoni i Ballkanit do të përfshihet si rrallë herë nga masa ajrore me origjinë arktike të cilat do të sjellin reshje dëbore deri në bregdet dhe temperatura të acarta.

Sipas njoftimit dita e Premte parashikohet me mot të kthjellët dhe shtim gradual të vranësirave në mbrëmje ndërsa dita e Shtunë parashikohet me reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët.

Ndërkaq sipas SHMU në lartësitë mbi 200 metër reshje dëbore. Në mesditë e kryesisht pasdite reshjet e shiut do të kthehen në reshje dëbore në pjesën më të madhe të territorit duke arritur deri dhe në kuotat nivel deti dhe kjo situatë do të vijoj të mbetet prezente edhe gjatë ditës së Diel me reshje dëbore të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar.

SHMU paralajmëron se ngricat e forta që do të jenë prezente për ditë me radhë në të gjithë territorin mund të sjellin probleme në të gjitha akset rrugore.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.