
Fruta perimet, çmimet e larta! Shtrenjtësinë po e ndjejnë më shumë moshat e treta!

Edhe pse është kulmi i verës dhe i prodhimit, çmimet e fruta perimeve nuk njohin ulje. Sidomos pensionistet përballen me vështirësi për përballimin e ushqimeve të përditshme të shportës.
Nga ana e tyre tregtarët thonë se prodhimi vendas shkon për eksport, ndërsa në tregjet tona shihet fruta e perime që vijnë nga Turqia e Maqedonia. E ndërsa stina e verës është drejt fundit, dimri pritet të sjellë rritje të mëtejshme çmimesh e për pasojë më shumë vështirësi për qytetarët.