Fredi Beleri zbardh takimin me deputetin grek: Kërkoj të lirohem nga burgu dhe të marr detyrën për të ndaluar grabitjen e pronave

12/08 16:39
Credits to Apollon TV
Fredi Beleri zbardh takimin me deputetin grek: Kërkoj të lirohem nga burgu dhe të marr detyrën për të ndaluar grabitjen e pronave

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë, Fredi Beleri është vizituar sot në ambientet e burgut nga deputeti grek Angelos Syrigos, të cilit i ka parashtruar dhe tre kërkesa për t’ia transmetuar kryeministrit Kyriakos Mitsotakis: lirimin nga burgu, betimin si kryetar Bashkie dhe rrëimin e akuzave të ngritura ndaj tij.

Përmes një postimi në Facebook, Beleri thotë se dëshiron të marrë menjëherë detyrën si Kryetar i Bashkisë, për të ndaluar grabitjen e pronave të komunitetit grek.

Postimi i plotë i Fredi Belerit:

Falënderoj nga zemra profesorin, deputetin e Demokracisë së Re dhe mikun tim të ngushtë, z. Angelos Syrigos, i cili më vizitoi në burgun e Tiranës, i dërguar i Kryeministrit Grek, z. Kyriakos Mitsotakis.

Nga z. Angelos Syrigos kërkova që t’i transmetojë Kryministrit të Greqisë vendimin tim, i cili është kërkesë e të gjithë popullit të Himarës, për të marrë menjëherë detyrën si Kryetar i Bashkisë për të ndaluar grabitjen e pronave të komunitetit grek.

Përgatitën një ligj që supozohet se kishte për qëllim zhvillimin e zonës duke tërhequr kapitale të huaja. Deri më sot as edhe një i huaj nuk ka investuar në zonën tonë. Të gjithë ata që janë shpallur investitorë strategjikë janë që të gjithë shqiptarë me lidhje me pushtetin.

Qëllimi ynë është, gjithashtu, të jetojmë në një shtet demokratik ku nuk ka dallime për përkatësinë etnike të shtetasve të vet dhe të ndalojnë politikat e shantazhimit të popullsisë.

  1. Syrigos i thashë se pres tre gjëra:

– të betohem menjëherë si kryetar i bashkisë, populli i së cilës më zgjodhi.

– të lirohem nga burgu, në mënyrë që të mundem të ushtrojë detyrën time si kryetar bashkie.

– të rrëzohet akuza e padrejtë, qesharake, tendecioze dhe e pabazë që është ngritur ndaj meje.

Në personin e Kryeministrit Grek falënderojmë Greqinë që lufton krah nesh për të siguruar të drejtat tona njerëzore.

Kujtojmë se Kryebashkiaku i Himarës ndodhet në paraburgim prej datës 12 Maj, dy ditë para zgjedhjeve lokale, pasi u kap në flagrancë duke premtuar dhe dhënë para për të blerë vota. Pavarësisht se ishte në qeli, ai arriti të fitonte dhe të merrte mandatin nga KQZ.

Fredi Beleri, kandidat i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, u arrestua dy dite para zgjedhjeve te 14 majit dhe bashkë me bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi, akuzohen për blerje votash.

Prokuroria dhe Policia e Vlorës e ndoqën rastin me metoda speciale hetimi, duke përdorur agjent të infiltruar, i cili për tete vota mori 400000 leke te vjetra.Beleri dhe Kokaveshi u arrestuan në kushtet e flagrancës.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.