FRASHËR, KA PËRFUNDUAR RIKONSTRUKSIONI I PJESSHËM I SHKOLLËS 9 VJEÇARE “KOLI DIMO”

21/06 18:40
Credits to Apollon TV
FRASHËR, KA PËRFUNDUAR RIKONSTRUKSIONI I PJESSHËM I SHKOLLËS 9 VJEÇARE “KOLI DIMO”

Ka përfunduar rikonstruksioni i pjesshëm i shkollës 9 vjecare Koli Dimo në fshatin Frashër të njësisë administrative Zharrëz, i investuar nga të ardhurat e buxhetit lokal të bashkisë Patos dhe financimit të kompanisë Bankers  Petrolium. Sipas kryebashkiakes Rajmonda Balili mjediset pa funksion të godinës së kësaj shkolle për shkak të rënies së numrit të nxënësve janë përshtatur për mjedise kopshti për fëmijët e fshatrave Frashër dhe Verbas ku do të ketë ambiente dhe për infermierët dhe psikologët.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.