FOTO/ U gjet i dekompozuar në ujërat e lumit Shkumbin, reagon policia: Kishte një muaj që ishte larguar nga banesa, dyshohet se

16/04 21:59
Credits to Apollon TV
FOTO/ U gjet i dekompozuar në ujërat e lumit Shkumbin, reagon policia: Kishte një muaj që ishte larguar nga banesa, dyshohet se

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me trupin e 28-vjeçarit të gjetur ditën e sotme i dekompozuar në ujërat e lumit Shkumbin, në fshatin Jagodin.

Bëhet me dije se shtetasi 28-vjeçar Eridion Topi, ishte larguar prej një muaji nga banesa dhe kishte humbur kontaktet me familjarët e tij. Dyshohet se i riu vuante nga depresioni, ndërkohë që grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë: Elbasan/ Informacion paraprak

Në fshatin Jagodin, Elbasan,  në lumin Shkumbin është  gjetur një kufomë e dekompozuar dhe nga  veprimet hetimore  rezulton   se është shtetasi E.T., 28 vjeç, banues në Elbasan.

Sipas deklarimeve te familjarve dyshohet se shtetasi vunate nga depresioni dhe se rreth 1 muaj ishte larguar nga banesa dhe nuk kanë pasur kontakt.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të  rrethanve të ngjarjes.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.