FOTO/ Tensionohet situata para ministrisë së Brendshme, protestuesit çajnë kordonin policor, ndezin qiri për Klodian Rashën

09/12 15:48
Credits to Apollon TV



Të rinjtë dhe shoqëria civile protestë para ministrisë së Brendshme. Drejtesi per 25 vjecarin Klodian Rasha.Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një polic, pasi kishte thyer orën policore dhe nuk iu bind urdhrit për të ndaluar ka shkaktuar mjaft reagime.


Të rinj dhe anëtarë të Shoqërisë Civile po protestojnë në këto moment duke brohoritur me thirrjet ““Drejtësi për Klodianin”, “Unë jam Klodiani”, si dhe thirrje që ministri Lleshaj të dorëhiqet

Është tensionuar situata para ministrisë së Brendshme, pasi qytetarët kanë çarë kordonin policor dhe janë futur në ambientet e jashtme të ministrisë.

Ka qenë fillimisht këngëtari “Stresi” që ka është ulur këmbëkryq dhe ka ndezur një qiri, i ndjekur më pas edhe nga protestuesë të tjerë, por më pas qytetarët janë qetësuar dhe janë rikthyer në sheshin ku po protestojnë.

Ndërkohë vazhdojnë thirrjet dhe sharjet kundër ministrit Lleshaj dhe qeverisë, ndërsa protestuesit i kanë bërë thirrje edhe policisë “Hiqni Kapelet”.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.