Foto Pas ndarjes nga Jonida Maliqi, zbulohet lidhja e Romeos me vajzën e Niko Peleshit

20/02 7:21
Credits to Apollon TV
Foto Pas ndarjes nga Jonida Maliqi, zbulohet lidhja e Romeos me vajzën e Niko Peleshit

Çifti i njohur, Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj i kanë dhënë fund lidhjes së dashurisë. Lajmin e konfirmoi vetë këngëtarja pak ditë më parë, duke deklaruar haptazi se është single.

“Mua s’më pëlqen shumë kjo festë, sepse mendoj që Shën Valentin për çiftet duhet të ketë çdo ditë, për më tepër që këtë vit jam single”, u shpreh ajo.

Mirëpo, duket se pas ndarjes, Romeo ka nisur një romancë të re. Edhe këtë herë bëhet fjalë po ashtu për një vajzë të njohur të showbizit, të bijën e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshit, Aleksia.

Ditën e sotme dyshja kanë ndarë në Instastory foto nga i njëjti vend. Për më tepër, Aleksia ka ndarë në rrjete sociale foto në makinë dhe mashkulli pranë saj duket si Romeo. Fotot në fjalë janë ruajtur nga “Iconstyle”.

Gjithçka mbetet të konfirmohet publikisht edhe nga dyshja, që duket se mund të jenë çifti më i ri i showbizit shqiptar. /abcnews

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.