(FOTO) Mimoza Llastica nuk është më e tillë, Zhaklina nis drejt Shqipërisë nga Zvicra ndihma për Covid-19, ambulanca, kompjutera dhe dy zjarrëfikëse

12/12 10:11
Credits to Apollon TV

Ne të gjithë e kemi të fiksuar si “Mimoza Llastica”, por llastica e dikurshme nuk është me e tillë, por një zonjë që kontribuon për vendin e saj.

Ajo nëpërmjet rrjeteve sociale ka ndarë lajmin e mirë të një ndihme që po vjen drejt Shqipërisë nga Zvicra, dhe nuk janë pak materiale.

Janë krevatë, komodina dhe material të tjera që do të përdoren nga Ministria e Shëndetësisë për situatën e covid-19. Por, edhe një autoambulancë, autotransporter për persona me aftësi të kufizuar, dy minibusë dhe dy autransporter e 50 laptopë. Vec këtyre, për Ministrinë e Mbrojtjes do të vijnë edhe 2 zjarrëfikëse moderne që do të përdoren për emergjenca.

Vetë Zhaklina Dhimojani e ka dhënë lajmin në rrjetet sociale, duke futur edhe fotot e gjithë kësaj ndihme që vjen për Shqipërinë.

Postimi i Zhaklina Dhimojani Blättler

Të dashur miq, jam e lumtur të  ndaj me ju një lajm  të mirë.

Sot nisem nga Berna/Zvicra një  karvan me ndihma që konsistojnë në krevate, komodina dhe inventarë të ndryshëm që do të përdoren nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për situatën emergjente të COVID-19. Gjithashtu, për këtë ministri shkojnë edhe 1 autoambulancë, 1 autotransporter për persona me aftësi të kufizuara, 2 minibusë/ dhe 2 autotransporter, 50 laptopë.

Këtij karvani i bashkohen edhe 2 zjarrfikëse me destinacion Ministrinë e Mbrojtjes, të cilat do të përdoren gjatë emergjencave.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.