(FOTO) Me grushte e shkelma, policia shtrin në tokë protestuesit dhe i shoqëron për komisariat

10/12 18:56
Credits to Apollon TV

Policët kanë reaguar ashpër ndaj protestuesve pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama që i vlerësonte për punën e tyre.

Pasi u morën masa urgjente për shpërndarjen e turmës me ujëhedhëse dhe gaz lotsjellës, policët janë parë duke dhunuar protestuesit e duke i sulmuar teksa këta të fundit godisnin me gurë ambientet e Ministrisë së Brendshme.

Nuk kanë mu munguar shoqërimet e protestuesve, të cilët u përpoqën të largoheshin nga policët që i qëllonin me grushte e shkelma.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.