FOTO: Kush është ‘Mond Çekiçi’, ish-anëtari i bandës së Durrësit që u ekzekutua sot, mik i Lul Berishës dhe Emiljano Shullazit (E SHKUARA)

20/03 8:43
Credits to Apollon TV
FOTO: Kush është ‘Mond Çekiçi’, ish-anëtari i bandës së Durrësit që u ekzekutua sot, mik i Lul Berishës dhe Emiljano Shullazit (E SHKUARA)
Edmond Koçi – vendi ku u vra

Edmond Koçi, 40 vjeç, u qëllua për vdekje me armë zjarri mëngjesine  sotëm në Durrës. Sipas burimeve, ai është qëlluar nga persona të maskuar dhe me kamuflazh ushtarak. 

Viktima njihej në Durrës dhe si “Mond Çekiçi’. 40 vjeçari ka qenë ish-anëtar i bandës së Durrësit, dhe disa herë është shoqëruar dhe dënuar me burg. Edmond Koçi ka qenë duke kaluar në rrugën e lagjes nr.16 në Durrës, kur është qëlluar me breshëri plumbash nga persona të maskuar.

Si pasojë e plagëve të marra, 40 vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje. 

Edmond Koçi konsiderohej nga Policia e Durrësit si person me rrezikshmëri të lartë, për shkak të së kaluarës së tij si anëtar i bandës së Lul Berishës, ndërsa ishte mik edhe me Emiljano Shullazin dhe Plarent Dervishaj.

Burime nga qyteti i Durrësit bëjnë me dije se pak më parë në periferi të qytetit është gjetur një mjet tip Mercedes Benz, i djegur, i cili dyshohet se u përketë autorëve.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.