Foto e fundit e heroit Arjan Sala: Duke vrapuar për të shpëtuar nga zjarri kolegët

29/03 16:32
Credits to Apollon TV
Foto e fundit e heroit Arjan Sala: Duke vrapuar për të shpëtuar nga zjarri kolegët

Kjo është fotografia e fundit e heroit Arjan Sala, e shkëputur nga kamerat e sigurisë në ambientet e magazinës ku ra zjarri që fatkeqësisht i mori jetën.

32-vjeçari duket teksa vrapon drejt flakëve, për të njoftuar kolegët e tij dhe punonjësit e tjerë për rrezikun. Arjan Sala qëndroi i fundit, deri sa u sigurua se të gjithë kishin dalë, por vetë ai nuk arriti të largohet pasi zjarri i bllokoi rrugën. Veprimi heroik i tij çoi në shpëtimin e 20 jetëve.

Sot Arjan Sala u shpall “Dëshmor i Atdheut”, tilulli iu dorëzua familjarëve të tij nga kryeministri Edi Rama.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.